Hoti, Zemaj dhe Likaj sonte vizitojnë IKShP-në

18:18 | 12 Qershor 2020
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Likaj sonte do të vizitojnë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se pas vizitës do të ketë edhe konferencë për media, duke filluar nga ora 19:00, shkruan portali arbresh.info

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Ramë Likaj vizitojnë sonte IKSHPK-në dhe mbajnë një konferencë për media. Konferenca mbahet në IKSHPK, sot ( e premte) më 12 qershor 2020, duke filuar nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin për media. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme