Google ADS

Hoti viziton Minierën e Stan Tërgut, ja agjenda e tij për sot

07:37 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një vizitë në Minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë sot në ora 9:30.

Hoti më pa, në ora 14:00 mban takim mobilizues me strukturat e Degës së LDK-së në Vushtrri, përballë zyrave të LDK-së, shkruan arbresh.info.

Ai do të zhvilloj një bashkëbisedim edhe me Bashkimin e Pavarur të Sindikatave te Kosovës në selinë e BSPK-se në ora 15:30.

Ndërkaq, në ora 17:00, Hoti zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës në Sheshi 21.

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa do të vizitoj sot edhe klubin futbollistik të femrave “Hajvalia” në Stadiumin e futbollit në Kishnicë duke filluar nga ora 18:30./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme