Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, vizitoi Komunën e Klinës, ku u prit nga Kryetari Zenun Elezaj, me të cilin bisedoi për projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe projekte të tjera nga fusha e kulturës dhe sportit.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti, tha se është në Klinë për t’i konkretizuar disa biseda që ka pasur me Kryetarin Elezaj për projektet me rëndësi për këtë komunë.
Më tej, Kryeministri Hoti, tha se janë në përgatitje të buxhetit për vitin 2021 dhe projeksionet për 2022-2023, ku me kryetarin Elezaj janë dakorduar për disa projekte të rëndësisë madhore për Komunën e Klinës, përfshirë rrugën transit që e lidhë Istogun me autostradën Kievë-Zahaç, për të evituar ngarkesën e komunikacionit në qytetin e Klinës, pastaj furnizimin me ujë që ka kohë që nuk është zgjidhur në këtë qytet, mirëpo tani është në rrugë të mbarë dhe do të jetë pjesë e buxhetit për vitin 2021, si dhe pajisja e Shtëpisë së Kulturës me një sallë kinemaje, bashkë me disa projekte të trashëgimisë kulturore.
Kryeministri Hoti, përmendi edhe çështjen e personave të pagjetur dhe tha se janë duke punuar bashkë me Komisionin Qeveritar dhe kryesuesin Ramë Manaj, i cili vjen nga Komuna e Klinës dhe e njeh këtë problematikë.
Kryeministri Hoti përgëzoi Kryetarin Elezaj për menaxhimin e situatës me pandeminë, si njëra ndër komunat e para që është prekur me COVID-19 dhe theksoi se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për të ofruar mbështetjen e nevojshme për menaxhimin e rasteve./arbresh.info/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...