Avdullah Hoti kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se për dallim nga subjekti partiak i tij, partitë tjera kanë një sistem diktatorial duke cituar koalicionin e madh teksa tha se në veçanti Vetëvendosje lëre që flet me mendime të njëjta nga lideri i tyre, por ata edhe vishen njëjtë.
Këto deklarime Hoti i dha në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, derisa po diskutohej zgjidhja e problemit të Demarkacionit me Malin e Zi ku ishte raportuar për kundërshi brenda LDK-së për të miratuar këtë marrëveshje në mandatin e kaluar qeverisës.
”Brenda Lidhjes Demokratike ka zëra pro dhe kundër gjithmonë sepse është parti demokratike. Ndryshe nga të tjerat”.
”A keni dëgjuar ndonjëherë nga partitë tjera që ka kundërshti mes vete brenda partisë, ka një rend diktatorial në masë të madhe tek koalicionet. Në veçanti tek Vetëvendosje a e shihni se si funksionojnë ata”.
”Tek Vetëvendosje edhe vishen njejtë e lëre më që mendimin e kanë të njëjtë me liderin e partisë. Nuk besoj që do e kemi partner koalicioni. Ka pasur opinione të ndryshme të LDK-së”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...