Hoti, Veliu e Selmanaj as sot nuk kanë ndërruar qëndrim, nuk e votojnë Osmanin për presidente

17:49 | 4 Prill 2021
M. A.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i LDK-së, Driton Selmanaj dhe deputeti tjetër Agim Veliu edhe në seancën e sotme që po pritet për pak të fillojë, kanë bërë të ditur se nuk do të ndryshojnë mendim as sot për votën kundër Vjosa Osmanit.

Me këtë rast Driton Selmanj ka thënë se nuk është person që ndërron qëndrime shpesh.

Ndërsa ish-ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë.

Kujtojmë se dje, Driton Selmanaj, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti kanë qenë të pranishëm në seancë, por që nuk kanë marr pjesë në votim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme