Zëvendësministri i kulturës Rexhep Hoti mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Click” në Rtv21, ku ka folur për formimin e ushtrisë. Ai vlerësoi lartë nismën e Presidentit Thaçi, dhe shtoi se krijimi i ushtrisë do të bëhet më së largu javën e ardhshme, dhe se krijimi i saj është në përputhje me kushtetutën dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas Hotit, Presidenti me një paraqitje shumë të dinjitetshme në esencë tregoi se ushtria e Kosovës është ushtri e projektuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, dhe krijimi i saj është një proces i pandalshëm i ndërtuar së bashku me ta.
“Është koha e ushtrisë dhe shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë, pra i SHBA-ve dhe NATO-s është një shqetësim i natyrshëm, për një temë kaq shumë të ndjeshme. Kosova në kuptimin strategjik është sikur Izraeli në Arabi, është një pikë ku pranë kufirit me Kosovën ekziston një ushtri tepër e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën. Praktikisht Presidenti i Republikës, në të gjitha prezentimet që i bëri, edhe në takimet që pati me EUEX dhe shtetet e KUINT-it, dhe me takimin e zakonshëm që e ka me ambasadorin e SHBA-ve, ka biseduar dhe ka sqaruar me detaje se ky është një proces që do të jetë në bashkëveprim me ta dhe se do jetë brena kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe shndrrimi i ushtrisë së Kosovës është një hap për të gjithë Kosovën, e cila është e konsideruar si vend me shoqëri multietnike dhe ekziston kjo mbështetje. Ushtria është e pandalshme, Kosova është made in USA”, ka thënë Hoti në emisionin Clik.
Ai ka thënë se nisma e presidentit është ligjore, dhe ushtria është një projekt madhor i Kosovës. “Presidenti i Kosovës ka bërë të qartë se nisma për formimin e ushtrisë është ligjore, dhe se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Kosovën, projekt euroatlantik dhe për asnjë çast nuk do të jetë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,dhe me partnerin tonë siç është NATO”, ka thënë zëvendësi ministri Hoti.
Ai ka sqaruar se pse është kërkuar të ndërrohet kushtetuta. Sipas Rexhep Hotit në kushtetutën e Kosovës nuk ekziston fjala “Forcat e Armatosura të Kosovës”,dhe është kërkuar që të bëhet shndrrimi nga Ministria e Sigurisë në Ministrinë e forcave mbrojtëse. Ai ka thënë se kjo përpos që është çështje nocioni është edhe çështje që impikon nene të caktuara të kushtetutës. Hoti theksoi se në kuadër të ligjit do të ndërrojnë tri shtylla fundamentale në kuadër të formimit të ushtrisë: detyrat, misioni dhe kapaciteti.
“Nisma e Presidentit në këtë drejtim realisht është detyrë edhe e jona dhe e institucioneve që ne vazhdimisht jo vetëm ta bindim faktorin ndërkombëtar, por edhe vetë ta kuptojmë që nisma është në përputhje me kushtetutën multietnike të shtetit të Repubikës së Kosovës”, ka potencuar Hoti.
Rexhep Hoti po ashtu komentoi edhe telefonatën që pati Presidenti Thaçi me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe sqaroi se me atë telefonatë Thaçi i ka marrë të gjitha hapat për të sqaruar se kjo çështje është nevojë,e gjithë kjo duke parë provokimet në Mal të Zi, provokimet e trenit, manovrat e Serbisë dhe Rusisë në kufi me Kosovën, si dhe deklaratat e klasës politike në Beograd kundrejt Kosovës, duke keqpërdorur dialogun në mënyrë ekstreme.
“Ne si klasë politike duhet të mbushemi mend dhe t’i ndihmojmë këtij procesi.Krijimi i ushtrisë është nevojë emergjente e evoluimit të shtetit, sepse jemi shtet sovran dhe është e drejta jonë sovrane për ushtri.Të gjitha proceset do të shkojnë në koordinim me Shtetet e Bsshkuara të Amerikës.Vuçiçi u ngut kur tha se e ka kënaqur deklarata e NATO-s, sepse është edhe një nevojë, një infuzion edhe për Vuçiçin. Formimi i ushtrisë është akt i pakthyeshëm, nuk është shkelur as kushtetuta dhe as ligji i Kosovës, nuk është shkelur karakeri multietnik dhe kjo është nismë e të gjithë spektrit politik”, u shpreh ndër tjera Hoti.
Ai tha se formimi i ushtrisë nuk do të zgjatet një muaj, ligji për formimin e ushtrisë do të dërgohet menjëherë në Kuvend, dhe krijimi i saj do të ndodhë shumë shpejt, jo më larg se brenda javës së ardhshme.
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet