Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e detyrës së re si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti e quajti historike këtë ditëm shkruan Arbresh.info.
Më tej ai tha se Xhaferi do të jetë shembull.
“Sot është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë botën. Talat Xhaferit i uroj mbarësi në detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, kryeministrit të parë shqiptar që do t’i përfaqësoj të gjithë njësoj dhe do të jetë shembull.”, ka shkruar ai.
“Urime dhe ju priftë e mbara z. Talat Xhaferi! Zoti e bekoftë popullin shqiptar”, përfundoi Hoti./Arbresh.info/
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...