Google ADS

Hoti udhëton drejt ShBA-së: Do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar për zhvillimet që lidhen me Kosovën

10:36 | 30 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në dy aktivitete, “Forumi i Sigurisë” dhe “Lutjeve të Mëngjesit”, shkruan Arbresh.info.

Përveç këtyre, Hoti do të takohet dhe me zyrtarë amerikanë.

“Krahas këtyre aktiviteteve, do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën. Zoti e bekoftë miqësinë e popullit të Kosovës me popullin amerikan”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sot udhëtoj për në ShBA, i ftuar për të marrë pjesë në dy aktivitete të rëndësishme: “Forumi i Sigurisë” dhe “Lutjeve të Mëngjesit”.

“Forumi i Sigurisë” është aktivitet i rregullt që organizohet nga dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Tema e këtij viti është “Ndikimi negativ kinez dhe rus në Ballkan”. Forumi është mundësi e mirë për prezantim të Kosovës si vend që kontribuon në sigurinë rajonale dhe renditet krahë aleatëve euro-atlantik në përballje me sfidat e sigurisë në Ballkan.

“Lutjet e Mëngjesit” në Kongresin Amerikan janë tradicionale, ku marrin pjesë zyrtarë nga shumë vende të botës, me qëllim ndërtimin dhe fuqizimin e miqësive mes përfaqësuesve të qytetarëve nga vende të ndryshme për të mirën e përbashkët.

Krahas këtyre aktiviteteve, do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën.

Zoti e bekoftë miqësinë e popullit të Kosovës me popullin amerikan!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme