Ministri në detyrë i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që i vjen mirë që Shqipëria e ka rikthyer çmimin referent për patatet që eksportohen nga Kosova, gjë që përbën lehtësim për prodhuesit kosovarë.
“Me vjen mirë që Qeveria e Shqipërisë e ka kthyer çmimin referent për patatet qe eksportohen nga Kosova ne Shqipëri sikurse me pare. Ky është lehtësim për prodhuesit tanë. Besoj se veprime te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen. Tregu i përbashkët duhet vendosur duke bashkëpunuar, e jo me veprime te njëanshme”, ka shkruar Hoti.
Më parë ishte njoftuar që Qeveria e Shqipërisë kishte rritur vlerësimin doganor për patatet nga Kosova, gjë të cilën e sqaroi Qeveria e Ramës duke thënë se rritja e vlerësimit doganor do të bëhet vetëm nëse operatori ekonomik nuk paraqet dokumentacionin e duhur në doganë.
Nëse do të mbetej kjo masë, ministrat kosovarë kishin paralajmëruar masa reciproke nga ana e Kosovës.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...