Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se shumica e partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK-ja, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se LDK-ja vlerëson se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe politike, veçanërisht pas humbjes së shumicës në Kuvendit e Kosovës të koalicionit qeverisës.
Statusi i tij i plotë:
“Shumica e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK-ja, që mbahet të mërkurën në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.
LDK-ja vlerëson se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe politike, veçanërisht pas humbjes së shumicës në Kuvendit e Kosovës të koalicionit qeverisës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar tri temat që sipas tij është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus.
“(i) Temat e rëndësisë nacionale,
(ii) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe
(iii) Përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice” janë tri kërkesat për konsensus nga LDK-ja me partitë e tjera”, ka thënë ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...