Hoti tregon se si do t’i qasen dialogut, thotë se Kurti i është frikësuar atij procesi

00:27 | 22 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, tregoi se si do t’i qasen dialogut me Serbinë.

“Ne si Qeveri e kemi të qartë si do t’i qasemi dialogut me Serbinë, duke vendosur pika të qarta se çka dialogohet dhe çka nuk dialogohet, nisur nga fakti që nuk dialogohet për kufijtë e as për territorin e vendit, as për aspekte të sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Nuk dialogohet për rendin kushtetues që ka Kosova, kjo i përjashton krijimin e pushteteve të ndërmjetëm apo shkëmbimin e territoreve. Për çështje të tjera, ne duhet të jemi të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut dhe të negociojmë me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA”, deklaroi Hoti në “Click”.

Hoti ka akuzuar Kurtin se ishte i frikësuar të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme