Hoti tregon se kush do ta votojë Demarkacionin të martën

17:36 | 15 Mars 2018
M. A.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, par përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se përfundimisht po i vie fundi ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan arbresh.info.

Ai ka bërë të ditur se ata që dikur e kundërshtuan këtë marrëveshje, tani do ta votojnë kalimin e kësaj marrëveshje.

“Përfundimisht kësaj çështje po i vije fundi. Duket së është arritur konsensusi brenda grupeve parlamentare për të përmbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme, si rrjedhim janë pajtuar ata që e kanë kundërshtuar qysh në fillim të japin votën për Demarkacionin, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, tha Hoti.

Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet 20 mars ditë e martë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme