Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, duke folur para takimit në Uashington, ka theksuar se dje dhe sot kanë patur takime me MCC.
Hoti ka potencuar se të gjitha fondet që vijnë nga MCC-ja do të shkojnë komplet në energji, raporton Gazeta Blic.
“Nesër kemi takimin kryesor në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa dje dhe sot kemi pas takime të tjera me MCC. Fondet që vijnë nga MCC do t’i qojmë komplet në energji. Ne duhet të riorintojmë dhe rishkrujmë strategjinë tonë të energjisë nga energjia e ripërtritshme”
Tutje Kryeministri Hoti ka theksuar se nuk ka zgjidhje kreative por vetëm marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
Ai ka bërë të ditur se agjenda kryesore e takimit është ajo ekonomike.
“Ajo që mund të them se dakordimi jonë për kete takim ka qenë të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë të dyja vendet. Agjenda jonë është zhvillimi ekonomik, projekte të mëdha infrastrukturore mes dy vendeve, si hekurudha, autostrada mes dy vendeve. Financimi i tyre do të shohim se si do të gjejmë fonde, në këtë rast është edhe mbështetja e SHBA-ve”
“Për neve është me interes të imponohen të gjitha temat, dhe të përmbyllet marrëveshja finale me njohje reciproke dhe ne ta mbyllim kapitullin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Unë nuk do të jem kreativ në këtë marrëveshje përfundimtare, vetëm njohja reciproke i normalizon plotësisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë” tha Hoti në T7 raporton Gazeta Blic.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...