Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e përgatitur lëndën për të çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj për faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për lajmi.net se me këtë vendim, Haradinaj e ka shkelur kushtetutën.
“Kryeministri e ka shkelur kushtetuten me vendimin për faljen e borxheve. Kjo çështje i takon vetëm Kuvendit, ashtu siç ka vepruar qeveria e kaluar. LDK do ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Hoti.
Në lidhje me këtë, LDK ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve në Kuvend.
Vendimi i kryeministrit Haradinaj ia ka falë borxhet ambalazhuesve të ujit në Kosovë, ku vlera e tyre u raportua se arrinte mbi 50 milionë euro./Lajmi.net/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...