Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK, do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan

23:25 | 6 Janar 2025
E.H

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se me termocentralin me gaz amerikan do të kishte edhe furnizim stabil me energji elektrike.

“Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme