Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë, transmeton arbresh.info
“Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë”, tha kryeministri Hoti, i cili, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, kërkoi që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje.
Ndërsa, duke folur për gjendjen e sotme si pasojë e pandemisë COVID 19, Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ta ndihmojë komunitetin boshnjak të Kosovës, por edhe të Sanxhakut për ta përballuar këtë sfidë të rëndë./arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...