Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë për arsim të komunave, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas tij, rreziku nga infektimi mbetet ende shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave të rasteve pozitive me COVID-19 në vend.
“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë qenë në mbështetje të plotë të ndaj kërkesave të Ministrit Likaj dhe komunave lidhur me përgatitjet e nevojshme, duke dhënë udhëzime të detajuara për organizimin e mësimit. Ministri Likaj ka përgjegjësi të madhe në këtë kohë, dhe të gjithë i kemi qëndruar në mbështetje të plotë, si me buxhet ashtu edhe me mbështetje institucionale”.
“Në dy javët e fundit janë verifikuar ambientet shkollore për plotësimin e kushteve për mësim sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Janë zhvilluar edhe protokollet e sjelljes në rast të paraqitjes së rasteve të infektimeve në shkolla”.
“Tash është në dorën tonë si prindër që të kujdesemi që fëmijët tanë të respektojnë në mënyrë strikte udhëzimet e IKSHPK-së, duke filluar nga shfrytëzimi i transportit për në shkollë, hyrja në shkollë, qëndrimi në klasë, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, pastërtia e duarve dhe udhëzimet e tjera”.
“Të punojmë së bashkë, me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin”.
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...