Google ADS

Hoti ‘thumbon’ Kurtin: Për një muaj e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin

12:53 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në se raportimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka ‘thumbuar’ ish-kryeministrin, Albin Kurti.

Ai ka thënë se për një muaj e kanë rikthyer Kosovës pranë miqve ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.

“Për vetëm një muaj ne rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, pranë miqve tanë ndërkombëtarë. Tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Hoti ka shtuar se që nga ardhja në pushtet e Qeverisë së re nuk janë përmendur më ndarja, hartat e thikat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme