Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se në fillim ishte situatë tjetër në ballafaqim me koronavirusin.
Sipas tij, “opsioni mbetet i hapur për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”.
Ai ka thënë se kjo masë është e nevojshme për karantinimin e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre.
Megjithatë, sipas tij, qytetarët nuk do të mund të mbaheshin të mbyllur përgjithmonë, teksa vendi do të duhej të rihapej javë më vonë.
“Asnjëherë nuk do ta shndërrojmë Kosovën në shtet policor”, është shprehur ai.
“Por, do të ndërmarrim masa ndaj atyre që nuk i respektojnë masat”, ka thënë Hoti.
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...
Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian
KPK nesër mban mbledhje