Hoti thotë se 2 milionë euro do të ndahen për punësimin e grave në Kosovë

13:18 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se dy milionë euro janë ndarë për bizneset dhe punësimin e grave.

Ai tha se kjo është në kuadër të masave që qeveria ka marr për për rimëkëmbjen ekonomike, raporton Arbresh.info.

Këtë deklaratë, Hoti e ka bërë gjatë takimit me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

“Janë disa pako që i presin bizneset dhe disa grupe të caktuara të shoqërisë. Masa e dhjetë(10), që i targëton fermat në punësimin e femrave  në shumën prej 2 milionë euro”, tha ai.

Shefi i qeverisë bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat administratave dhe se nga nesër nis nënshkrimi i këtyre kontratave dhe kjo do të bëhet e ditura nga zyra e kryeministrit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme