Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes maksimal nga vala e dytë e pandemisë Covid-19, e cila tashmë ka kapluar gjithë botën.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se institucionet përkatëse të vendit po bëjnë të gjitha përgatitje e nevojshme për përballjen me valën e sytë të këtij virusi, raporton arbresh.info.
Ai, ka thënë se po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende.
“Po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse. Janë aktivizuar inspektoratet përkatëse për të mbikëqyrë zbatimin e masave. Në baza të rregullta javore po koordinohemi me partnerët ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në përballimin e situatës”, ka shkruar Hoti ndër të tjera./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kujdes maksimal për ta përballuar valën e dytë të covid-19
Evropa dhe vendet e rajonit tanimë janë përfshirë nga vala e dytë e pandemisë nga covid-19. Në Kosovë, shifrat e të prekurve nga dje janë bërë treshifrore, ndërkaq numri i të prekurve brenda 24 orëve është dyfish më i lartë se numri i të shëruarve.
Institucionet tona po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, por na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale:
1. SHSKUK ka planin për aktivizim të shtretërve shtesë në Prishtinë dhe në spitale regjionale, si dhe është bërë plani për ri-shpërndarjen e stafit mjekësor sipas nevojës.
2. Janë rritur kapacitetet testuese, duke mundësuar që pothuajse të gjithë ata që kanë nevojë për testim të testohen brenda ditës, dhe testimi së shpejti do të decentralizohet në regjione.
3. IKSHPK ka ngritur struktura rajonale të inteligjencës për të identifikuar vatrat infektive.
4. Në shkolla ka kontroll të shtuar.
5. Po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse.
6. Janë aktivizuar inspektoratet përkatëse për të mbikëqyrë zbatimin e masave.
7. Në baza të rregullta javore po koordinohemi me partnerët ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në përballimin e situatës.
Por, na duhet të tregojmë kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Duhet të kemi mirëkuptim për të evituar të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre, ashtu siç rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...