Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes po e akuzon kryeministrin Hoti se po e injoron aktgjykimin e Kushtetueses për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas saj, megjithëse Kushtetuesja konstatoi se plot 21 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti po do ta jetësojë të njëjtën.
Madje sipas saj, e njëjta marrëveshje e “bosnjëzon” Kosovën.
Tutje, Haxhiu ka akuzuar Hotin se po ia mundëson të gjitha interesat shtetit serb.
Ky reagim i Haxhiut vjen pasi që kryeministri Hoti tha dje se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin.
Postimi i plotë:
Avdullah Hoti po e injoron tërësisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo Zajdenicën siç e përkufizon realisht interesin e Serbisë.
Përkundër që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se plot 23 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti po ngarend andej e këndej vetëm për të jetësuar atë marrëveshje të dëmshme e cila e bosnjëzon Kosovën!
Zajdenica nuk ka arritur të jetësohet që 7 vite për shkak të rezistencës qytetare dhe opozitare.
Prandaj, Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.
Fatkeqësisht Kosova sot ka një kryeministër ilegjitim që po mundëson kudo interesat e Serbisë, duke e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës. Ai duhet të largohet sa më parë.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...