Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe Bolonjës Afrim Hoti tha se njohjet e Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë kanë kaluar nëpër fazë të ndryshme.
Sipas tij ka shtete që kanë disa autoritet vendimmarrëse, p.sh, disa shtete afrikane etj. “Ka disa autoritete, si qeveria në ekzil, ka autoritetet që pretendojnë se kanë autoritet mbi një territor. Njohjet vijnë me nota verbale”, tha profesor Hoti sot në RTK.
Sipas tij ka mendime të gabuara se nëse do të kemi 120 njohje Kosova do të jetë në OKB. “Nëse do të kemi edhe 193 njohje, një nëse e kemi kundër që është shtet i përhershëm, pra pesë shtet nuk do t mund të jemi pjesë e OKB-së”, tha ai.
Hoti ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së njohjeve, e që sipas tij nuk është praktikë ndërkombëtare. “Ka shtete fragjile, por në praktikën ndërkombëtar nuk ka raste të tërheqjes apo rinjohjes. Njohja është e pamundur të tërhiqet. Sot po e njoh një shtet, nëse do të tërhiqem. Si praktikë është dhe mbetet e panjohur. Mund të ketë shtete jo serioze që mund të marrin ndonjë vendim. Mund të ketë lojëra politike”, tha ai.
Sipas tij njohja nuk është qëllimi i parë i një shteti. “Ka shtete që Kosova ka marrë njohje, e notë verbale, por nuk ka pasur kontakte me të. Ne duhet të punojmë dhe të kemi më shumë punë. Duhet ta pranojmë se nuk kemi përvojë në diplomaci”, theksoi Hoti.
Ai tha se Spanja njëri ndër shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën dhe është njëri problemet më të mëdha për Kosovën. Kurse sa i përket shteteve tjera si Çekia etj, nuk është problem i madh, pasi që qeveria çeke e njeh Kosovën.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje