Kryetarja e Rinisë së AAK-së, Diellza Hoti është shprehur se, kur AAK të jetë në Qeveri do të mundësojë që rinia e Kosovës të kenë një kod të veçantë buxhetor nga buxheti i shtetit, i cili do të përdoret për rritjen e aktivitetit kulturor, arsimor e ekonomik të të rinjve në mbarë Kosovën.
Ajo ka thënë se të rinjtë si përqindje më e madhe e shoqërisë në Kosovë kanë nevojë të mbështeten në hapat e parë të ndërtimit të së ardhmes së tyre të shëndoshë.
Postimi i plotë:
Kur AAK të marrë pushtetin, do të mundësojë që nga buxheti shtetëror, që tubohet nga djersa e prindërve, familjarëve e pse jo edhe nga vetë gjenerata e jonë e re, të ndajë kod të veçantë buxhetor i cili do të përdoret për rritjen e aktivitetit kulturor, arsimor e ekonomik të të rinjëve në mbarë Kosovën. Të rinjtë si përqindje më e madhe e shoqërisë në Kosovë kanë nevojë të mbështeten në hapat e parë të ndërtimit të së ardhmes së tyre të shëndoshë, prandaj është e nevojshme që këtë shansë të t’ua japë shteti.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër