Hoti: Të krijohen institucionet sa më shpejt (VIDEO)

11:00 | 10 Gusht 2017
Arbresh.info

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e qartë kush po e bllokon krijimin e institucioneve.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës  Hoti ftoi deputetët e koalicionit të PDK-së të jenë të arsyeshëm dhe të jenë prezent në Kuvend në mënyrë që institucionet të krijohen sa më shpejt.

“Duhet të lëvizim përpara me themelimin e institucioneve sepse kemi humbur shumë kohë”.

“Le ta kemi edhe një përpjekje të fundit dhe le të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim”.

Është pamundësuar vazhdimi i  seancës konstituvie të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, shkruan arbresh.info.

Në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR, por jo edhe ata të PAN-it dhe minoriteteve.

Një ditë më parë, në takimin konsultativ, deputetët minoritarë e shihnin të panevojshme mbajtjen e seancës së sotme meqë nuk do të marrin pjesë deputetët e koalicionit PAN.

Këta të fundit kanë kërkuar që për javën tjetër të mbahet edhe një konsultim të mërkurën dhe seanca plenare të mbahet të enjten ose të premten.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme