Google ADS

Hoti takon majorin ukrainas në Kosovë, i premton ndihma për Ukrainën

13:13 | 26 Prill 2022
A. B.

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka takuar këtë të martë me majorin e kontingjentit të ushtarëve ukrainas.

“Biseduam për organizimin e ndihmave për qytetarët e Ukrainës. Është impresive gatishmëria që ai ka hasur deri më tani tek persona të caktuar për të mbledhur ndihma për Ukrainën”, është shprehur Hoti, shkruan arbresh.info

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se ka premtuar mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në organizimin sa më të mirë në mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave në Ukrainë përmes një trupe koordinuese.

“Çdo ndihmë për Ukrainë është e vlefshme. Dërgimi i çdo ndihme do të bëhet përmes kanaleve zyrtare ukrainase”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme