Hoti takoi drejtuesit e Telekomit të Kosovës, diskutuan për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive

16:10 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi sot drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, me të cilët diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Portali arbresh.info të mërkurën kishte raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës duke rrezikuar me falimentim pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi.

Ditë më parë Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.a, një ditë më pas është takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi për të diskutuar për mundësitë e tejkalimit të situatës së rendë në të cilën ndodhet TK, si pasojë e këtij bllokimi nga përmbaruesi privat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme