Hoti takohet me Escobar në Vjenë, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

17:19 | 27 Gusht 2022
E.H

Ish-kryeministri i republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Vjenë.

Hoti, përmes rrjetit social Facebook, tha se me Escobar diskutuan për dialogun dhe hapat tutje.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkroi Hoti.

Kujtojmë se Avdullah Hoti bisedoi edhe me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ku bashkë me Arben Gashin po e përfaqësojnë LDK-në në margjinat e takimit me EPP-në./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme