Hoti takohet me Ecobarin: Diskutuam për koordinimin që duhet ta kemi me SHBA-në

20:37 | 3 Shkurt 2023
K.B

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një shkirmi në Facebook, Hoti ka thënë se me Escobarin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me SHBA-në.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruarr deputeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme