Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe mund të zhvillohet brenda javësh në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka treguar se ka qenë e natyrshme që anulimi paraprak të anulohet për shkak të propozim-aktakuzës që është ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
“Ka pasur mendime të ndryshme, besoj se ka qenë e kuptueshme që pas asaj që ndodhi që ishte e papritur ne ishim rrugës për atje, ka qenë e natyrshme që të mos ndodh ai takim”.
“Kemi pasur konsultime intensive me Grenell, ata kishin gatishmërinë që takimi të mbahet, por ne kemi kërkuar që të shtyhet takimi për një datë tjetër dhe tani po presim që Grenell të caktojë një datë ku do të takohemi të dy palët”.
I pyetur se kur mund të ndodh një takim i tillë, Hoti është përgjigjur “besoj brenda javësh, por tash kjo nuk varet vetëm nga ne”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...