Hoti: Sot u pa që gjithçka varet nga vullneti i Beogradit (VIDEO)

17:27 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se sot PAN dhe partitë tjera bashkëqeverise dëshmuan prapë se votimi i kësaj Qeverie varet kryekëput nga Beogradi.

Hoti tha gjatë pauzës 15 minutëshe të Kuvendit pas paraqitjes së mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të menjëhershëm të Qeverisë se PAN e ka sjellë një situatë ku themelimi i institucioneve të varet vetëm nga vullneti i serbëve, shkruan arbresh.info.

“Është fatkeqe çfarë lloji i qeverisje i ofrohet qytetarëve të Kosovës. Ne kërkuam që të ketë një mocion në mënyrë që menjëherë të votohet qeveria. Ata e refuzuan këtë, kryetari shkeli rregulloren e Kuvendit. Ata e sjellin vendin në një situatë kur themelimi i institucioneve faret kryekëput nga vullneti i Beogradit. Ne mund të bëjmë debat një javë rresht për natyrën e kësaj Qeverie mirëpo dëshirojmë të tregojmë se votimi i kësaj Qeveria varet nga Beogradi dhe kjo u pa tani në Kuvend”, ka thënë Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme