Hoti: Sot nderojmë kontributin e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë, të cilën ne e gëzojmë

10:30 | 31 Janar 2021
L G

Në 24 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve kombëtar, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryeministri në largim, Avdullah Hoti, ka vizituar shtatoren e heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Hoti u përulë, duke vendosur kurora lulesh para shtatores së Zahir Pajazitit, shkruan arbresh.info.

“Sot bashkë me anëtarët e kabinetit, bëmë nderimet tek shtatorja e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Prej këtu do të vazhdojmë edhe në Podujevë. Sot është ditë e veçantë. Ne sot nderojmë kontributin e tij, të bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë të cilën ne e gëzojmë sot”, tha Hoti.

Ai, tha se tashmë është bërë rituale dhe e zakonshme që çdo vit të bëhen nderimet ndaj tyre dhe përmes tyre të gjithë bashkëluftëtareve në mbarë Kosovën./arbresh.info/

LEXO EDHE

24 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës – Arbresh.info

Të ngjashme