Avdullah Hoti sot do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij te kryeministri i zgjedhur Albin Kurti sipas protokollit shtetëror.
Hoti mbrëmë ka thënë se ka përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët e kryera gjatë qeverisjes së tij.
“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit evropian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave. Do t’i dorëzoj informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, u shpreh Hoti.
Ndryshe, deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendi të Kosovës dje me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim zgjodhën Qeverinë e re të drejtuar Albin Kurti./arbresh.info/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS