Avdullah Hoti Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në konferencën javore të këtij subjekti, ka komentuar tryezën e mbajtur nga partia e tij për të cilën tha se është një arritje që të gjitha partitë janë mbledhur me vullnet për të diskutuar për çështjet që preokupojnë vendin.
“Tryeza qe u mbajte gjatë kësaj jave nga LDK është hera e parë që partitë politike mblidhen me vullnet për t’i hapur temat me rëndësi për Kosovën. Ka qenë një konkluzion i të gjithëve se është e nevojshme të vazhdojë ky dialog. Vendi është në krizë dhe për të dalë nga kjo duhet të bëhet bashkë dialog me të gjitha forcat politike. Besojmë që për dy tri tryeza do të arrijmë një konkluzion”, ka thënë ai, transmeton zeri.info.
Hoti ka treguar qe së shpejti partitë politike do të kenë takim me ambasadorët e BE-së dhe të shteteve të Quint-it.
“Së shpejti do të kemi një takim me ambasadorët e BE-së pastaj me ata të shteteve të Quint-it”, ka thënë ai.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...