Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po e konsideron jo relevante për vendin mënyrën si betohet Qeveria e Serbisë. Pavarësisht këtyre deklaratave, Hoti tha se me shtetin fqinj do të ketë dialog vetëm për njohje reciproke.
Ndërkohë shtoi se do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për rastin e votimit të qeverisë të deputetit tashmë të arrestuar, Etem Arifi.
“Kosova se 20 vjet është e pavarur, çka thonë dhe si betohen në Beograd është totalisht jo relevante për shtetin e Kosovës… Dialogu bëhet vetëm për njohje reciproke, ndërkohë sot që po flasim është një takim në Bruksel për të adresuar elemente specifike të marrëveshjes finale. Pikë e parë është njohja reciproke”, tha Hoti.
Ndërsa për pretendimet e Vetëvendosjes se këto ditë mund të vijë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
I pyetur mbi pretendimet e LVV-së se gjatë këtyre ditëve Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të tyre mbi ankimimin e zgjedhjes së qeverisë, Hoti tha se e çfarëdo vendimi të Kushtetueses do ta pranojnë.
“Është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të komentoj ato. Çfarëdo vendimi që ka dalë nga Gjykata Kushtetuese gjithmonë e kemi pranuar, pa e komentuar asnjëherë”, tha ai.
Sa i përket paralajmërimeve të deputetit Fikrim Damka se nuk do të votojë asnjë ligj nëse nuk shkarkohet ambasadori Qëndrim Gashi, Hoti tha se do të bisedojë me të për të sqaruar se qeveria e tij nuk iu nënshtrohet shantazheve.
“Do të bisedojmë me Damka për këtë qëndrim të tij, por me lejoni të them që qeveria është e pashantazhueshme. Edhe nesër nëse bie qeveria, nuk shantazhohet për të qëndruar në pushtet”, u shpreh ai.
Këto deklarata kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në Badoc, prej nga tha se janë duke u bërë përgatitje që në këtë liqen të sillet uji nga Ujmani.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe