Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, në një paraqitje direkte nga Kuvendi i Kosovës tha se po presin të përfundojë seanca e thirrur nga pozita dhe të fillojë ajo e thirrur nga opozita. Tha se qëllimi i kësaj seance është copëtimi i Kosovës por se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë.
“Situatë e keqe, shumica e keqe parlamentare po bën pazare për të arritur marrëveshje me Serbinë. Na vjen keq dhe është situatë fatkeqe për vendin. Këtë gjë nuk do ta lejojmë”, tha Hoti.
Më tej u pyet edhe për pjesëmarrjen e Teuta Rugovës në seancën e sotme, ai tha se qëndrimi i saj është në kundërshtim me LDK-në.
“Depuetja ka nënshkru për me qenë në seancën e opozitës, prezenca e saj në seancën e sotme është në kundërshtim me LDK-në dhe secili obligohet që t’i respektojë këto”, tha Hoti.
Më tej tha se edhe Haradinaj ka ndërruar qëndrimet si me rastin e Demarkacionit.
“Nuk ka rrugë tjetër vetëm që këta njerëz të ndalen. Po presim të përfundojë seanca dhe të mbajmë seancën që e kemi thirrur ne”, përfundoi Hoti.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media