Hoti: Shtyrja e tubacionit të gazit amerikan ishte gabim

15:47 | 23 Mars 2022
A. B.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shtyrja për një vit të projektit të gazit amerikan përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ishte gabim.

Hoti përmes një postimi Facebook, ka theksuar se projektet e Marrëveshjes së Washintonit nuk mund të shtyhen, duke shtuar se këto janë interes strategjik i Kosovës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan arbresh.info

Hoti thotë se kjo Marrëveshje mbetet më e rëndësishmja që ka nënshkruar vendi ynë që nga shpallja e pavarësisë.

Postim i tij i plotë:

Shtyrja e projektit të gazit përmes MCC për një vit ishte gabim.

Megjithatë, mirë që po e kuptojnë se projektet e Marrëveshjes së Washingtonit mund të shtyhen, por nuk mund të anulohen. Ato projekte janë interes strategjik i Kosovës dhe i SHBA-së. Duhet pasur vizion euro-atlantik për të ardhmen e shtetin e Kosovës për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtyre projekteve.

Furnizimi me gaz dhe hekurudha për Durrës janë dy nga këto projekte që do ta transformojnë ekonominë e Kosovës, siç e ka transformuar autostrada Prishtinë-Durrës e ideuar nga Presidenti Rugova.
Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, mbetet marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar Kosova që nga shpallja e pavarësisë.

Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me SHBA-në. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme