Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se këta demagogë duhet të heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke.
“Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Hoti thotë se dialogun po e zhvillojnë skutave e në darka private, dhe se tash ankohen që aleatët po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës.
“Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë. E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje”, shkruan tutje deputeti.
Krejt në fund ai ka shkruar që shtetin e Kosovës e ruajt Zoti pasi zot shtëpie nuk ka momentalisht.
“Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...