Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nga shtatori Kosova do të jetë edhe më e rrezikuar nga koronavirusi.
Hoti në “Debat Plus” ka thënë se nëse mbyllet shoqëria dhe ekonomia, virusi do të ndalet së përhapuri.
“Por kurdo që do ta hapim përsëri do të përhapet virusi, nëse ne nuk jemi të kujdesshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hoti ka thënë se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë tepër e rëndë, pavarësisht numrit në rënie të rasteve me COVID-19.
“Duhet të kemi kujdes ekstrem, veçanërisht tash kur në shtator fillojnë shkollat. Rreth 400 mijë nxënës e studentë nga 1 shtatori do të jenë në rrugë e shkollë dhe rreziku do të jetë tepër i madh”.
Hoti thotë se është për keqardhje që një pjesë e njerëzve nuk e besojnë virusin.
“Secili nga ne ose jemi të prekur nga virusi, ose kemi familjarë apo miq që kanë qenë të prekur nga coronavirusi. Kjo duhet të jetë një argument se virusi ekziston. Shtatori do të jetë edhe më i vështirë. Gjasat për t’u përhapur virusi janë shumë më të mëdha nëse nuk jemi të kujdesshëm”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...