Hoti: Shpresojmë që vizat për Kosovën të hiqen gjatë presidencës gjermane të BE-së

09:58 | 1 Korrik 2020
Arbresh Info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për marrjen e presidencës së BE-së nga Gjermania.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës.

Po ashtu, Hoti ka thënë se shpreson që gjatë kësaj periudhe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme