Rexhep Hoti, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në një ceremoni ka ndarë shpërblimet për organizuesit dhe pjesëmarrësit në garat e Programit Nacional për Rininë, duke i përshirë të tria nivelet, si ato shkollore, komune e republike.
Me këtë rast Koordinatori Hoti tha se ka përmbushur të gjitha premtimet që janë dhënë në raport me shpërblimet. “Jeni dëshmitar se bashkë me mijëra burra e gra të republikës së Kosovës kemi bërë gara nacionale pa u kompenzuar as edhe një cent dhe mbi të gjitha kemi arritur t’i vëmë në pah 44,723 fitues në nivel republike. Ju keni dëshmuar se arsimi në Kosovë ka shumë probleme, por që komuniteti i arsimit e ka energjinë e vet për të bërë punë vullnetare dhe për të dëshmuar se është aty idealizmi i saj për ta vënë arsimin në binarët që duhet të jetë. Sado që ka telashe, arsimi jemi ne të gjithë së bashku, me pjesët e bukura, me heroizmin e pjesët jo të mira të tij. Ne nuk mund të krijojmë arsim të mirëfilltë pa investuar jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek nxënësit, mësimdhënësit e DKA-ja”, tha Koordinatori Hoti.
Tutje ai foli për besimin që ka ngritjen e arsimit. “Ju e keni parë vet kreativitetin e nxënësve në Kosovë. Kjo do të thotë se ne kemi fuqi dhe duhet të orientohemi dhe ta kuptojmë se arsimi është dielli, e nuk është prioritet. Ne vetëm me fëmijët tanë kemi mundësi të ofrohemi drejt shoqërive të avancuara të botës. Nuk e kemi të pamundur të dëshmojmë sepse ju tashmë e keni bërë këtë me garat që keni mbajtur. Duhet ta kuptojmë se të investosh në arsim do të thotë të investosh në të ardhmen dhe ne nuk kemi asgjë më të çmuar se kjo. Sot kam kënaqësinë që të ju uroj një kthim të dinjitetit për të gjithë mësimdhënësit, drejtorët, nxënësit e investimin në shkolla nëpërmjet Programit Nacional për Rininë”, shtoi Koordinatori Hoti.
Koordinatori Hoti ndau shpërblimet për 24 komuna. Shpërblimet në nivel vendi janë ndarë për këto kategori.
· Shkollën më të mirë – 10,000 euro – “Prenk Jakova”, Gjakovë;
· Drejtorin/en Komunal/e të Arsimit – Vendi i parë, i dytë vendi i tretë.
· 5 persona me kontribut të veçantë vullnetar;
· Mësimdhënësin/en më të mirë – niveli fillor, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara;
· Mësimdhënësin/en më të mirë – niveli i mesëm i ulët, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara;
· Mësimdhënësin/en më të mirë – niveli i mesëm i lartë, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara;
· Drejtorin/en më të mirë – shkolla fillore dhe e mesme e ulët, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara;
· Drejtorin/en më të mirë – shkolla e mesme e lartë, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara;
· Përfaqësuesin/en nga komuniteti artistik më të mirë – anëtari i panelit vlerësues, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara;
· Prindin më të zellshëm dhe më të angazhuar në gara, prej të gjitha komunave pjesëmarrëse në gara.
Drejtoritë Komunale të Arsimit e të gjitha komunave ku janë mbajtur garat, i kanë përzgjedhur mësimdhënësit, drejtorët, prindin dhe përfaqësuesin e komunitetit artistik më të mirë, ndërkaq shkolla më e mirë, personat me kontribute të veçanta si dhe DKA-të më të mira janë zgjedhur në nivel vendi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...