Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Klan Debat, ka folur rreth menaxhimit të pandemisë, arrestimeve nga Specialja, por edhe situatën politike në vend.
Hoti ka komentuar kritikat e opozitës që thonë se pandemia s’po menaxhohet mirë, teksa thotë që gjendje e njëjtë është edhe në shtetet e tjera.
“Opozita e ka punën e vet, mi këqyr punën e Qeverisë, por është një përvojë e vendeve më të avancuara. Numri i të infektuarve është më i larti që nga fillimi i pandemisë, a nënkupton kjo që Franca, ose Gjermania e ka menaxhu keq pandeminë, ose Brukseli që është komplet i mbyllur? Kjo nuk kupton që po tentojmë të arsyetohemi, i siguroj qytetarët që kemi marrë të gjitha veprimet që rekomandohet të ndërmerren në situata të tilla, veprimet që janë të bazuara në rekomandimet e ekspertëve shëndetësor, por në fund po ndajmë fatin me të gjithë botën”, ka thënë kreu i Qeverisë.
Sa i përket arrestimeve për krerët e lartë politikë nga Gjykata Speciale, ai tha se do të shfrytëzojnë të gjitha instrumentet e Kushtetutës për t’iu dalë në ndihmë atyre.
“Në momentin që u themelua Gjykata Speciale në vitin 2015, ka qenë të pritura që të ndodhin arrestime. Sigurisht ne nuk e kemi ditur se kush do të jetë i akuzuar, kur dhe për çfarë vepra. Por, s’është çështje krejt e papritur. Unë, vlerësoj sjelljen e atyre që janë akuzuar, tani që janë në gjykatë në Hagë. Një sjellje shtetërore, dinjitoze, me maturinitet dhe kjo është duke u vlerësuar nga të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë.Pasi që s’është e lehtë për një vend të ri të merret presidenti, dy ish-kryetar të Kuvendit, shefi i një grupi parlamentar dhe ka sjellje të matur shtetërore edhe të tyre, por edhe shoqërisë. Tash jemi në këtë situatë të jemi do të shfrytëzojmë instrumentet e Kushtetutës dhe ligjor që kemi në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë këtyre që janë të përfshirë. Ne ofrojmë mbështetje për mbrojtjen e tyre, një mbështetje e përcaktuar me ligj në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.
Ndërsa, Hoti tha se sa i përket zgjedhjes së presidentit janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje.
“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, ka deklaruar Hoti./Arbresh.info/
PDK-ja paralajmëron zhvillime interesante për postin e Presidentit
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...