Ish- kryeministri i Kosovës dhe tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 100 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se nuk e gjen një vend tjetër që ka zbatuar masa të tilla.
“Këto vendime vetëm racionale nuk janë. Nuk e gjen një vend tjetër që ka zbatuar masa të tilla. Rritja prej 100% e tarifave të energjisë elektrike vetëm për familjet që shpenzojnë mbi 800 kËh nuk ka qenë aspak e nevojshme. Për më tepër, këto familje e bartin barrën edhe për bizneset, për të cilat tarifat mbesin të njëjta”, shkruan Hoti.
Ai madje, ka folur edhe për propozimet e partisë së tij, të cilat do të parandalonin shtrenjtimin e rrymës.
“Dy nga masat e propozuara nga Grupi Parlamentar i LDK-së do të kishin mundësuar tejkalimin e krizës: 1. Heqja e përkohshme e TVSH-së në energji elektrike – do të mundësonte uljen e tarifave me 8% për të gjithë. 2. Themelimi i ‘Fondit për konsumatorët në nevojë’ – ku shteti do të ndihmonte vetëm familjet më në nevojë”, shkruan ai në Facebook.
Një masë e tretë, sipas tij, do të ishte ulja e shpenzimeve të lejuara për KOSTT, KEDS dhe KESCO, duke qenë se është kohë krize dhe barrën duhet ta bartim të gjithë proporcionalisht.
“Pas tejkalimit të krizës do të fillonte një proces i gjerë i konsultimeve për vendimmarrje afagjate për sektorin e energjisë, përfshirë: investimet në gaz që u stopuan vitin e kaluar, inevstimet në bateri akumuluese për kohë krizash, termocentrale, prodhim me erë, si dhe rishikim substancial i strukturës së tarifave”, përfundon Hoti./arbresh.info/
Postimi i plotë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...