Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë deri në prill të muajit të ardhshëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti listoi disa nga pasojat që vijnë nga shtyrja e këtij procesi, shkruan Arbresh.info.
“Në mungesë të regjistrimit të popullsisë pasojat janë të shumta:
1. Nuk sigurohet shpërndarje efektive e buxhetit/burimeve për shkolla, spitale, infrastrukturë dhe shërbime të tjera publike pasi numri i popullsisë është bazë për planifikimin sektorial të shpenzimeve buxhetore dhe grantit qeveritar për komuna. Disa komuna nuk marrin mbështetjen e duhur dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ofrojnë shërbime në mënyrë efektive.
2. Nuk mund të bëhet planifikim i saktë për vendimmrarje efektive nga ana e bizneseve lidhur me investimet, tregjet dhe strategjitë e biznesit.
3. Është e pamundur të hartohen programe sociale dhe të ofrohet mbështetje adekuate për grupet në nevojë.
4. Rrezikohet besueshmëria e të dhënave të tjera, përfshirë edhe Produktin e Brendshëm Bruto për kokë banori. Për më tepër, duke pasur parasysh se të dhënat nga regjistrimi shërbejnë për përcaktimin e mostrave për anketimet e shumta që bën Agjencia e Statistikave gjatë vitit, atëherë mostrat mund të mos jenë përfaqësuese e popullacionit përkatës dhe, rrjedhimisht, të dhënat për buxhetet familjare, për tregun e punës, për konsumin e të tjera, mund të mos jenë të sakta.
5. Pamundësohet krahasimi i trendëve në Kosovë dhe vendet e tjera, përfshirë edhe ndikimin negativ në planifikimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për mbështetje për Kosovën.”, shkroi ai.
Ndër të tjera, deputeti Hoti tha se regjistrimi i popullsisë është bazë për vendimmarrje të sektorit publik sa i përket: përfaqësimit të barabartë, shpërndarjes të drejtë të të mirave dhe shërbimeve publike, planifikimit të duhur të shërbimeve arsimore, shëndetësore, infrastrukturore, të sigurisë.
Ndërkaq në sektorin privat, ai thotë se të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë jetike për planifikim të biznesit, të investimeve dhe të rrjetit të përgjithshëm të ofertës./Arbresh.info/
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...