Hoti: Regjistrim i popullsisë s’do bëhet sivjet

16:48 | 20 Tetor 2023
K.B

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti tha se regjistrimi i popullsisë nuk do të realizohet këtë vit.

Ish kryeministri i Kosovës tha se kështu kanë bërë të ditur Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet.

Hoti shtoi se detajet do t’i bëj të ditura ndërkohë.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t’i bëj të ditura në ndërkohë”, shkruan Hoti në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme