Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duket se KEK-u paska rrjedhur shumë.
“Thonin: ‘E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike’. Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë.Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e KEK-ut. Ndërsa me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryeshefi i KEK-ut i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Lexo edhe:
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...