Hoti reagon një ditë pas sulmit ndaj pjesëtarëve të policisë në Fushë Kosovë: Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm

09:38 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dënon dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtës në trafik, shkruan Arbresh.info.

Kryeministri Hoti, i fton qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Por, thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

Kryeministri Hoti, kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia.

Ndryshe, Hoti po qëndron në vizitë zyrtare në Itali.

VIDEO nga rrahja në Fushë Kosovë: Tre persona e rrahin me shqelma zyrtarin policor

Prokurori i rastit të përleshjes në Fushë Kosovë: E gjitha ndodhi për një gjobë ndaj pronarit të një qebabtoreje

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme