Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-NISMA, Avdullah Hoti në fushatën zgjedhore në Obiliq ka thënë se ky koalicion është i shpresës dhe i punës.
“Ne jemi bërë bashk me partnerët që mendojnë njësoj si ne, që kanë duar të pastra. Na janë bashkuar njerëz me doktor shkence, shoqëri civile. Jam i nderuar që ti prij kësaj liste, kësaj frymë gjithandej në Kosovë, për nevojën që e ndiejnë të rinjët dhe të rejat që ta ndryshojmë këtë gjendje”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se 11 qershori është dita kur vendosim për të ardhmen.
“Jam i vetëdijshëm dhe plotë besim do të marrim përkrahjen më të madhe që kemi pasur ndonjëherë. Programi jonë është shumë i thjeshtë, zhvillim ekonomik, punësim dhe këtë do ta bëjnë njerëz adekuat për këtë, njerëz me duar të pasura. Kërkoj besimin e juve për ndryshimin e madh, për këtë program. PËrpara bujqve dhe fermerëve ne do të dyfishojmë buxhetin, të gjithë ata të rinj që mbarojnë arsimin do të kenë mundësi të punojnë për një vit kudo me pagesë, gratë lehona ëpr 12 muaj do të kenë pushim me pagesë, po ashtu gratë lehona që nuk janë të punsuara do tu paguhet 50% nga buxheti. KËto zotime e të tjera do tu ogfrojmë qytetarëve për katër vitet e ardhshme”, tha ai.
Sipas tij në vend ka munguar rendi dhe ligji dhe lufta kundër korrupsionit.
“Ne jemi të pa kompromis në tendera, në korrupsion e kemi dëshmuar këtë dhe prapë do ta dëshmojmë. Po ashtu fusha tjetër është ajo e integrimeve evropiane që këtë e nisi presidenti Rugova dhe tani do ta bëjmë edhe ne. Do të marrim vendimet më të duhura edhe për demarkacionin edhe për temat e tjera që të rinjët të lëvizin nëpër Evropë. Por, për të realizuar këtë kontratë na duhet mbështetja juaj e madhe. Dilni me 11 Qershor në zgjedhje dhe na e dhuroni këtë mbështetje”, tha ai./Arbresh.info
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut