Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës.
Ai ka thënë se sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar dhe se kjo i kushton shtrenjtë Kosovës, duke cekur edhe Ministrinë e Industrisë me vetëm 5% realizim të shpenzimeve kapitale.
‘’Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar (158 mil nga 764 mil të planifikuara). Kjo është 29% më pak se më 2021 dhe 24% më pak se më 2020.
Kjo po na kushton shtrenjtë. Për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim.
Ka ministri, siç është Ministria e Industrisë, me vetëm 5% realizim të shpenzimeve kapitale, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave me 6%, Ministria e Ekonomisë me 13%, Ministria e Mbrojtjes me 15%’’, ka shkruar ai.
Po ashtu ai ka theksuar se Qeveria ka para në llogarinë e saj dyfish më shumë sesa që është e nevojshme, duke akuzuar se nëse këto mjete do shfrytëzoheshin ekonomia do të kishte edhe 300 milionë euro në qarkullim.
‘’ Paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro, dyfish më shumë sesa që është e nevojshëm. Rrjedhimisht, mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë.
Sikur të mos mblidheshin këto mjete vetëm sa për t’i mbajtur në llogari, sot ekonomia do të kishte edhe 300 mil euro në qarkullim. Këto mjetet tanimë janë zhvlerësuar nga inflacioni për rreth 20%, që është rreth 136 mil euro.
Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve. Pasojat po i bartim të gjithë. Sot në ekonomi ka rreth 500 milionë euro më pak për shkak të paditurisë’’, ka shkruar Hoti. /arbresh.info/
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...