Google ADS

Hoti: Qeveria Haradinaj ka thyer rekorde për të degraduar Kosovën

11:29 | 9 Shkurt 2018
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën javorë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë kësaj konference ia ka numëruara qeverisjes Haradinaj dështimet duke thënë se LDK është duke u përgatitur që të merr fatin e Kosovës në duar dhe të udhëheq me vendin, shkruan arbresh.info.

“Ne katër muaj qeverisja Haradinaj ka thyer të gjitha rekordet për të degraduar Kosovën. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi parë asnjë vizite të rëndësishme që ka bërë jashtë Kosovës. Po ashtu asnjë vizitë që është bërë në Kosovë”

“Kjo qeveri ka thyer rekord edhe për numrin e madh të zëvendësministrave. Kryeministri fyen gazetaret ka fyer vazhdimisht gazetaret. Ka falur borxhe në mënyrë jo ligjore. Ushtria është plotësisht e kushtëzuar nga Lista Serbe. Demarkacioni përfundimisht po shihet që ka qenë një kauzë e rrejshme. Dialogu me Serbinë është duke u zhvilluar pa asnjë platformë. Kësaj qeveria iu ka vendosur edhe kushti për luftimin e korrupsionit ku ky kusht ishte larguar nga qeveria e kaluar”, tha Hoti.

Hoti ka kritikuar edhe Kuvendin e Kosovës duke thënë se seancat po zhvillohen me mungesë të kuorumit, sipas tij për shkak se koalicioni qeverisës është shpërqendruar.

Ai ka thënë se për të gjitha këto dështime fajet i ka kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me PDK-në.

“Në presim dhe kërkojmë që shumë shpejt të procedohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.”

“Ne po përgatitemi për qeverisjen e ardhshme jemi të gatshme ta marrim fatin e Kosovës në dorë dhe ta qojmë përpara.”/Arbresh.info/

 

Fjalimi i plotë:

E shohim të rëndësishme të informojmë qytetarët për përballjen tonë si opozitë. Qeveria Haradinaj ka thyer rekordin e degradimit të shtetit, askush s’do të mund të bënte një gjë të tillë për katër muaj.

Asnjëherë Kosova nuk ka qenë më e izoluar si tani saqë  janë vënë sanksione.

Nuk kemi parë asnjë vizitë të kryeministri jashtë vendit dhe as s’kemi pasur asnjë vizitë të rëndësishme.

Për 100 ditë kemi parë qeveri megalomane me 21ministra e shumë zv.ministra.

Kemi ministër për sulme ndaj shqiptare, një që ka bërë shkelje ligji duke gjuajtur me armë, një që dyshohet për uzurpime, e kryeministër që fyen gazetarët.

Haradinaj ka falur borxhe kundër gjykatës kushtetues, ka ndarë mjete si të ishin nga xhepi i tij.

Temat e mëdha nuk do të marrin zgjidhje, ushtria varet nga Serbia, demarkacioni po shihet që ka qenë kauzë e rrejshme, dialogu me Serbinë po zhvillohet pa asnjë platformë, kemi pasur ndërhyrje të presidentit joligjore, premtimi për viza brenda tre muaj nuk po shihet askund etj.

Sa i përket punës së kuvendit, ka vendime arbitrare, koalicioni është i shpartalluar, asnjë seancë nuk po zhvillohet normalisht, LDK nuk mori pjesë as dje e s’do të marr as sot.

Kanë ndodhur disa zhvillime kaotike kohëve të fundit.

Iniciativa për shfuqizimin e speciales, vendimi më skandaloz që ka mundur të marr dikush.

Liderët e institucioneve i keqpërdorën deputetët e tyre, i tradhtuan duke i bërë të nënshkruajnë këtë nismë.

Për këtë përgjegjësinë e mban kryeministri por më së shumti PDK që është partner i koalicionit.

Në tri ditët e fundit kemi parë strategjinë e zgjerimit të BE, që është pozitiv por nuk kishte datë për Kosovën si për vendet tjera.

Kemi bërë një hap të madh në qeverinë e kaluar me nënshkrimin e MSA  por tani ka humbur hapi.

Si grup parlamentar, ne jemi më i angazhuari sa i përket pyetjeve, nismave, pjesëmarrjeve, interpelancave etj.

Kërkojmë të procedohet shumë shpejt demarkacioni në Kuvend, LDK e mbështet plotësisht dhe jemi të vendosur që pas demarkacionit, qeveria të jap dorëheqje dhe të mbahen zgjedhjet e reja, të flas sovrani. Shteti duhet të lirohet nga këta individ të pandërgjegjshëm, rinia e Kosovës nuk i meriton këta udhëheqës.

Po përgatitemi të marrin udhëheqjen e shtetit, jemi kthyer si partia e parë, e dimë peshën e kësaj përgjegjësie, kemi vullnet të fortë që shpejt të dalim me një platformë të re për qeverisjen e ardhshme.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte mbajtur konferenca çdo të premte është simbolikë që do t’i mbajmë edhe ne, edhe ai mbrojti kauzën për shtetin e Kosovës.

Sa i përket shëndetit të Isa Mustafës, ai po përmirësohet dhe presim që shpejt të kthehet në Prishtinë te familja dhe të kthehet në aktivitetet e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme